E ardhmja e Dusan Vlahovic mbetet ende enigmë. Një rinovim me Juventusin duket gjithnjë e më i pamundur dhe profili i sulmuesit serb, po tërheq interesin e shumë ekipeve.  Sipas Fichajes, dy klube të mëdha në Spanjë janë gati të rivalizojnë në distancë për shërbimet e tij.

Atlético Madrid dhe Barcelona po kërkojnë përforcime për sezonin e ardhshëm dhe afrimi i sulmuesit, mund të jetë zgjedhja e duhur për ofensivën. Gjithsesi, është ende herët për të folur, pasi deri atëherë mund të ndryshojnë gjërat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb