Mesfushori i Marseille, Bilal Nadir, u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes ndaj Angers, duke shqetësuar të gjithë të pranishmit në Stade Velodrome.

E menjëhershme ishte ndërhyrja e stafit mjekësor që shoqëroi jashtë fushë Nadirin, ndërsa vetë klubi francez tregon të rejat e fundit për gjendjen shëndetësore të 21-vjeçarit.

“Pasi u trajtua nga stafi mjekësor i klubit dhe shërbimet e urgjencës në vendngjarje, gjithçka u normalizuar.

“Si masë paraprake, Bilal Nadir u dërgua në spital për një vlerësim të plotë mjekësor. Gjendja e tij është e mirë dhe ai mbetet nën vëzhgim”- shkruan Marseille.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb