Marcus Thuram rikthehet në stërvitje me ekipin e Interit. Siç raportohet nga Sky Sport, sulmuesi francez, i cili është jashtë fushe që nga 30 shtatori, është stërvitur bashkë me grupin.
Thuram është rikuperuar plotësisht për ndeshjen e radhës së Interit në kampionat, e planifikuar për të dielën, më 2 nëntor në orën 12:30, në transfertën e Veronës.
Thuram ka luajtur 5 ndeshje në këtë sezon dhe ka realizuar 3 gola. 28-vjeçari ka dhuruar një asist në kampionat.
