Lideri i opozitës Sali Berisha ka qenë i ashpër në fjalën e tij, pasditen e së enjtes në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, duke akuzuar socialistët se kanë organizuar dy gjyqe në të njëjtën ditë, për Erion Veliajn dhe thirrjen në SPAK të zv/kryeministres Belinda Balluku. Berisha tha se lubia (Belinda Balluku), do t’i nxjerrë një e nga një.

“Kur t’jua nxjerrë Lubia një nga një çfarë do bëni ju? Rregulluat 2 gjyqe në të njëjtën ditë që t’i vrisni me zhurmë. Ja nesër e rregulluat që t’i bëni 2 gjyqe në të njëjtën ditë, i vratë një e nga një për të bërë zhurmë, po cdo bëni nesër, pasnesër ”, tha Berisha.

 

Më pas ai u përfshi në një debat me ish-ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja duke e quajtur të inkriminuar pasi sipas kreut të PD, përmes telefonit të Manjës, Rama ka kërcënuar prokurorin Dritan Prençi.

“Të ka përdorur telefonin, duke të bërë kokë turku, por sot të mbron Dumani. Por nesër nuk do të mbrojë më. Ku i ke kostumet e Altin Hajnit.

Ulëzi të garantoj se në kërkim do të përfundosh si Altin Hajni ”, tha Berisha ndërsa deputeti i PS Ulsi Manja zhveshi xhaketën duke shkaktuar të qeshura në radhët e deputetëve të PS.

Sali Berisha: Erdhe? Nga telefoni yt e mori prokurorin Edi Rama? Na thuaj pak?

Edhe je i inkriminuar se të ka përdorur telefonin për të kërcënuar gjykatësin, absolutisht po.

Të ka përdorur telefonin duke të konsideruar ty si kokë turku.

Të mbron Dumani sot, por nuk ka njeri që të mbron nesër.

Ato kostumet ku i ke?

Ku i ke ato kostumet?

Jo, nuk është ky. I ke fshehur ato. I ke hequr ato.

Ulu aty.

Ku i ke ato të Altin Hajrit?

Ku i ke kostumet e Altin Hajrit?

Ajo është? Mirë, mbaje!

Ato janë? Bravo, mirë, shumë mirë.

Ato i paske të Altinit.

Ty të ka dhënë dy, jo një.

Po, po.

Urdhëro?

Unë po të them ku i ke kostumet e Altin Hajrit?

Të Altin Hajrit ku i ke?

Se e nxore, është i lirë Altin Hajri sot.

Me atë Dumanin tënd e ke nxjerrë të lirë Altin Hajrin.

Po, po, ku e ke çantën Louis Vuitton?

Ku i ke 500 mijë eurot?

Ja pra, këto janë.

Tani, gjersa ai flet…

Pra, Ulsi të garantoj se në kërkim do përfundosh si Altin Hajri.

Dhe nuk ke shpëtim sepse edhe në Vjenë thuhet se shkove ti, pastaj the ka shkuar Etilda.

E akuzova unë, tha nuk kam qenë unë, ka qenë Etilda.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb