Chelsea triumfoi 3-4 ndaj Wolves në EFL Cup, por trajneri i Bluve të Londrës, Enzo Maresca nuk ka mbetur i kënaqur. Shkak është bërë kartoni i kuq i marrë nga sulmuesi Liam Delap, në minutat e fundit të ndeshjes.
“Absolutisht po! Një faull idiot. Mund ta shmangim këtë. Tre golat që pësuam, mendoj se të gjithë mund t’i shmangim. Sigurisht, patëm edhe një karton të kuq shumë idiot që ishte krejtësisht i panevojshëm”- tha Maresca.
