Gjatë fjalës së tij në parlament, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se “dy gjëra do ta ndjekin atë deri në ditën e fundit të jetës”: çështja e “djegësit të Tiranës” dhe skandali që, sipas tij, “nuk do të mund ta shmangë kurrë”.

“Edi Rama nuk shpëton kurrë nga djegësi i Tiranës. Tani po dalin si libër edhe dëshmitë e Nesti Angonit,” deklaroi Berisha, duke lënë të kuptohet se hetimet mbi këtë çështje mund të sjellin zhvillime të reja.

Kreu i opozitës paralajmëroi se do të ketë të tjera detaje që do të dalin në dritë, duke iu referuar një “Nesti Angoni të dytë”, për të cilin tha se është “më i rëndë se i pari”.

“Prisni, prisni Nesti Angoni bis tani… Është lule Nesti Angoni i parë, përballë atij që do të vijë. Do ta shihni,” tha Berisha, duke lënë të nënkuptohet se çështja e inceneratorëve pritet të marrë përmasa të reja politike e hetimore.

Sali Berisha: Dy gjëra do e ndjekin Edi Ramën gjer ditën ne fundit të jetës. Djegësi i Tiranës. E dini ju se çfarë ka thënë ai prokurori që e kërcënoi Rama?

Ai ka mbajtur për muaj dhe vite ndoshta dosjen e inceneratorit të Tiranës, dhe kur i thanë pse nuk e akuzove Erion Veliajn për djegësin e Tiranës, jo tha, se më duhej të akuzoja Edi Ramën.

Ekzakt. Kjo është e vërteta.

Edi Rama nuk shpëton kurrë nga djegësi i Tiranës se tani po dalin si libër edhe dëshmitë e Nesti Angonit. Po, po.

Edhe ato tani janë.

Prisni, prisni Nesti Angoni bis tani, se e shoh që po kënaqeni kështu. Është lule Nesti Angoni i parë se ç’është Nesti Angoni i dytë.

Do ta shihni…

Është lule…

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb