Deputeti i PD, Belind Këlliçi, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se fotoja e Ramës me McGonigal, e bërë në shtator 2017, tregon qartë lidhjet e dyshimta dhe ndikimin e jashtëm në drejtësinë shqiptare.
Ai kujtoi se raporti i Inspektorit të Përgjithshëm i departamenteve të drejtësisë doli në gusht të po atij viti dhe se McGonigal e kishte përdorur këtë situatë për interesa personale, duke sugjeruar mundësinë e vendimeve të favorshme për të, përfshirë ndikimin në procesin e vetingut.
Këlliçi shtoi se edhe pse përpiqen të mbyllin çështjen me “forcën e kartonit”, kjo nuk mbaron këtu, duke kujtuar se dokumentet dhe komunikimet e McGonigal me miqtë e tij nuk janë vetëm dëshmi të thjeshta, por tregojnë për përpjekje për të manipuluar drejtësinë shqiptare. Ai theksoi gjithashtu se deklarata e Çuçit, e përdorur si provë, është e rreme dhe se e vetmja arsye që ai ka gënjyer është presioni dhe interesi i ngushtë personal.
Fjala e plotë
Zoti Peleshi, duhet të jeni në hall të dashur dhe të gënjeni, siç gënjeu pak më parë zoti Çuçi. Ju keni qenë bashkë me Muakeni në konferencën e kryetarëve kur është diskutuar kërkesa që kemi depozituar në datë 13.10.2025, dhe e vetmja kërkesë që keni pasur ka qenë një riformulim i tekstit. Edhe pse nuk është detyrim i juaji, mund të sillni tekst alternativ. Brenda afatit të kërkuar, tre pikat që keni kërkuar të riformulonim i kemi bërë në lidhje me tekstin. Në lidhje me objektin nuk ka qenë fare temë diskutimi.
Unë di që kjo foto e Ramës me mikun e tij të ngushtë McGonigal është fundi i tij politik. Ia di më mirë se nuk di se çfarë drase të kalbur ka shkelur. Që raporti i Inspektorit të Përgjithshëm të departamentit të drejtësisë doli në gusht dhe kjo foto u bë në shtator të vitit 2017, të cilën McGonigal ia dërgon mikut të tij dhe i thotë: “Jam me këtë burrë që ka reformuar drejtësinë”, dhe i thotë që kjo paraqet mundësi për ne. Çfarë mundësish? Që McGonigal të bëhej prokuror apo të drekonte në Belsh dhe të vendoste gjoba gjyqtarëve dhe prokurorëve në procesin e vetingut.
Mbase do të ketë qenë në përgjim nga një tjetër stacion i FSB-së ndërkohë që ka qenë këtu, dhe ju mbase nuk e dini. Kjo histori, edhe pse po tentoni ta mbyllni sot me forcën e kartonit, nuk mbaron këtu. Emir i Ramës e ka shkruar 14 herë në vendimin e gjykatës së Distriktit të Kolumbisë.
Pse nuk i bëtë publike nesër faktet e provat që tha Çuçi pak më parë në komisionin hetimor? Pse nuk vjen Rama të flasë për mikun e tij McGonigal? Kjo nuk mbaron këtu. Ajo dëshmi e dhënë nga Çuçi është dëshmi e rreme. Vetëm një hall i madh e ka detyruar atë njeri të gënjejë në mënyrë të turpshm
