Ish-kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh në fjalën e tij në Gjykatën Kushtetuese se të vetmit që mund të ankohen për mungesën e tij janë familjarët e tij.

Ai u shpreh se mungesa e tij në detyrë ka ardhur jo si dëshirë e tij, por si pasojë e arrestimit.

Veliaj tha se vetëm nëna e tij dhe familja mund të kenë ankesa për mungesën e tij, duke shtuar se e ka parë djalin më shumë gjatë kohës që ka qenë në paraburgim se sa në liri.

“Djalin e kam takuar më shumë në burg se në liri për shkak të përkushtimit tim në detyrën si kryebashkiak”, u shpreh Veliaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb