Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj ka sulmuar Këshillin Bashkiak të Tiranës, për proceduat e shkarkimit të tij.

Duke iu referuar argumenteve të këshillit bashkiak mbi të cilat ai u shkarkua në seancën e 23 shtatorit, Veliaj tha se nuk ishte me pushime.

Ai tha se Këshilli Bashkiak duhet ta kishte thirrur dhe ta dëgjonte, por në fakt ajo që ndodhi ishte se për 15 ditë ai u shkarkua nga detyra me votën e këshilltarëve të PS dhe PD.

“Në kushtet e izolimit nuk lejohet as laptop. Kam një usb, por unë se hap dot se s’kam mjetet me të cilat punoj. E iniciova unë këtë procedurë. Koha ishte e pamjaftueshme. Duhej të ishte këshilli që të merrte këtë hap. Kryetari i Këshillit duhet të merrte nisëm dhe ti shkruante drejtorisë së Burgjeve që të shoqëronte.

Ti thuash me letër dhe laps, pa ditur krimin apo dhe kërkesën se çfarë bëhet fjalë. Kërkesa e parë u bë 15 ditësh. Këshilli Bashkiak ishte mësuar se unë, s’merrja as 10 ditë pushime. Njeriu merr pushime 15 ditë ose 1 muaj. Ishte çudi që unë s’kisha marrë kurrë pushime, saqë për 15 ditë zelli në Këshill kapërceu.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb