Familjarë, miq, qytetarë të Vlorës, kanë marshuar sot përgjatë bulevardit Ismail Qemali, në shenjë nderimi të kujtimit të 17-vjeçarit Leandro Shametajt, i cili humbi jetën në një aksident tragjik.

Me banderola të mëdha, me foto të adoleshentit, ata kanë marshuar, ndërsa kërkojnë forcimin e ligjit për ndëshkuesit e rregullave të qarkullimit.

“Jo më bir!”, “Gëzo me engjëjt Leandro”, janë disa nga shkrimet në pankarta, që mbajnë në duar shokë të Leandros, i cili studionte në gjimnazin “Ali Demi”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb