Ish-ministri socialisti i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Manja theksoi se Fatos Nano përfaqësonte epokën ku sipas tij, mbaroi frika e komunizmit dhe nisi debati për demokracinë.
“Ka politikanë që përfaqësojnë kohën ku jetojnë, dhe ka të tjerë që përfaqësojnë epoka. Fatos Nano ishte ndarja mes dy botëve: aty ku mbaroi frika e komunizmit dhe nisi debati për demokracinë.
Lamtumirë, Kryetar!”, shkroi Manja.
