Një 39-vjeçar në fshatin Mëmëlisht të Pogradecit është gjendur i vdekur nga familjarët. Sipas burimeve, familjarët dyshojnë se 39-vjeçari ka kryer akt vetëvrasjeje.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje për hetime të mëtejshme.

Informacion paraprak:

Rreth orës 15:20, në fshatin Mëmëlisht, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasi T. Xh., 39 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Nga këqyrja e jashtme e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb