Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar mbrojtjen e tij në seancën në Gjykatën Kushtetuese, ku kundërshton vendimin e qeverisë për shkarkimin nga detyra.

Ai u shpreh se po ndiqet një stard I dyfishtë, pas bëri një paralelizëm me kreun e Bashkisë Rrogozhinë, i cili sipas tij vijon në detyrë edhe pse ndaj tij është marrë një vendim për dënimin me 1 vit burg.

“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë, është dënuar me një vit burg dhe është në detyrë, unë jam i padënuar, i pafajshëm dhe nuk lejohem. Do më binte më mirë të bëja një krim e të shkoja në Apel apo të mbroj pafajësinë nga paraburgimi dhe të rrezikoj paraburgimin?
Po aplikohet një standard i dyfishtë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb