Komisioni Rregullator i Zgjedhjeve, ka publikuar fletët e votitmit dhe renditjen e kandidatëve për kryetar bashkie në bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sic shihet nga renditja, në bashkinë Vlorë kandidojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale, kandidatja e PS, Brunilda Mersini dhe kandidatët e pavarur Dionis Sota dhe Gjergji Nika.

Në bashkinë Berat, kandidojnë Ervin Ceca i PS dhe Pavlo Shkarpa, kandidat i pavarur.

Në bashkinë Cërrik, kandidojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore, Eligert Hima nga “Shqipëria Bëhet”, Amarildo Hoxha, kandidat i pavarur dhe Florenc Doka, kandidat i pavarur ndërsa në bashkinë Mat, kandidon për PS Altin Bojni, kandidati i pavarur Eduart Brahilika dhe Suzana Pasha, kandidat i pavarur.

Ndërsa në bashkinë Tepelenë kandidon Gabriel Guma kandidat i pavarur, Gramos Sako i PS.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb