Policia shoqëron 3 persona në komisariat, konkretisht A.N, Marsel Buci dhe Trajan Çeliku.

Mësohet nga burime kofidenciale se këta persona kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu, në fshatin Vishocicë, i cili aktualisht ishte me masë arresti shtëpie.

Mësohet se autorët e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre.

Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb