Në emisionin “Kjo Javë” në News24 ishte e ftuar botuesja e shtëpisë botuese “Dudaj”, Arlinda Dudaj.
Ajo ka folur në lidhje me letërsinë dhe atë që po ndodh me shqiptarët, duke hedhur poshtë mitin se të rinjtë nuk lexojnë.

“Është tetori i librit dhe ka pasur shumë prurje, por në nëntor kemi edhe panairin e librit. Takimi me të rinjtë ishte shumë mbresëlënës dhe kur takohesh me një brez që lexon libra të ndryshon perceptimi që rinia nuk lexon.
Çfarë lexohet më shumë sot? Është e pashmangshme letërsia komerciale, por ka një brez që kërkon të lexojë letërsi të mirë. E rëndësishme për mua është të lexohet”, u shpreh ajo ndërsa ka renditur dhe librat që kanë tërhequr më shumë vëmendjen e publikut së fundmi.

E pyetur nga Nisida Tufa në lidhje me faktin nëse kryeministri Edi Rama do të publikojë një libër, lidhur kjo e faktin që edhe libri i tij “Kurban” është botuar në këtë shtëpi botuese, Dudaj u përgjigj: Është një libër që po vjen, por nuk mund të them asgjë për këtë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb