Tre trupat e dorëzuar Izraelit nga Hamasi të premten e kaluar në mbrëmje me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq nuk i përkasin asnjërit prej pengjeve që organizata palestineze rrëmbeu gjatë sulmit të saj më 7 tetor 2023. Kështu tha sot një zëdhënës i ushtrisë izraelite për AFP-në.

Një burim ushtarak tha se nuk besonte se ato ishin mbetje pengjesh.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit, Hamasi liroi 20 pengjet e gjalla që mbante në Rripin e Gazës më 13 tetor. Gjithashtu supozohej se kishte dorëzuar mbetjet e 28 pengjeve të vdekur, por deri më tani ka kthyer 17 trupa, duke përmendur vështirësitë në gjetjen e tyre nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga sulmet izraelite në enklavën palestineze.
Vonesat kanë zemëruar qeverinë izraelite, e cila akuzon Hamasin për shkelje të kushteve të marrëveshjes së armëpushimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: