Biznesmeni dhe sipërmarrësi Kadri Morina ka treguar detaje nga njohja e tij e hershme me ish-kryeministrin Fatos Nano.
Teksa vlerësoi figurën e Nanos, i cili humbi jetën dje pas një beteje me një sëmundje në mushkri, Morina, në një komunikim me News24 tregoi dhe takimin e fundit me ish-kryeministrin.
“Kisha fatin ta kisha mik. Kontaktet e shpeshta, i kisha pasi iku nga politika. Takimet më të shpeshta ishin rreth 2005. Ishte fat që e kisha mik. Ishte me fat ta kishe mik. Ishte Fatos Nano, që me tolerancën dhe elokuencën e tij, është i admiruar dhe për politikanët e tjerë, si në politikë dhe biznes. Ai ishte njeri i biznesit. Ishte njeri që ka lënë gjurmë ndoshta për udhëheqësit e ardhshëm të politikës shqiptare. Ai ishte tolerant. Kishte elokuencë të jashtëzakonshme. Takimi i fundit ishte para 1 viti. Ishte impresionues dhe në takimet miqësore që kishim. Flisnim dhe për jetën jashtë politikës. Ai ishte pedagog dhe rrëfyes i mirë për gjithçka që ne jetojmë. Ai u angazhua si ‘president’ i republikës, pasi doli nga politika, duke dhënë mesazhe. Ishte njeri i shakave, sikur ishe rritur me të. Ai ishte vizionari dhe reformatori i PS-së, por kalonte përtej së djathtës.”, tha Morina.
