Lionel Messi në Arabinë Saudite, ashtu si Cristiano Ronaldo, duket si diçka që do mbetet thjeshtë një ide.

Sulmuesi argjentinas kohët e fundit e zgjati kontratën e tij me Inter Miami deri në qershor 2028 dhe aktualisht po luan në playoff-et e MLS, sakaq kampionati amerikan do rifillojë në fund të shkurtit ose në fillim të marsit.

Kështu që disa klube saudite thuhet se kanë marrë në konsideratë huazimin e Messit.

Një zyrtar i lartë saudit, Abdallah Hammad (drejtor i përgjithshëm i Akademisë Mahd për Zhvillimin e Talenteve), bëri një deklaratë në një podcast në stacionin Thmanya.

“Ia paraqita propozimin Ministrit të Sportit, por ai refuzoi të lejonte Messin të vinte vetëm për katër muaj dhe çështja u mbyll. Ministri tha se kampionati saudit nuk është thjeshtë një kamp stërvitje-je”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb