Granit Xhaka po luan sezonin e parë te Sunderland dhe paraqitjet e tij, kanë qenë tejet pozitive.

Trajneri i ekipit anglez, Regis le Bris ka vlerësuar mesfushorin me origjinë shqiptare.

“Graniti gjithnjë drejton si shembull. Na jep besim dhe shpresë. Beson se gjithnjë mund të fitojmë”.

“Këtë e tregon dhe iu thotë lojtarëve në dhomën e zhveshjes. Ti dëshiron ta ndjekësh atë”, deklaroi ai. 33-vjeçari ka luajtur 9 ndeshje këtë sezon dhe ka dhuruar 3 asiste.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb