Bayern nuk ndal hapin në Bundesligë dhe merr suksesin e radhës. Kampionët e Gjermanisë thyen pastër 3-0 Leverkusesin, në një ndeshje ku nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren.

Gnabry zgjidhi sfidën, ndërsa Jackson dyfishoi gjithçka. Brenda pjesës së parë, një autogol i Bade thelloi edhe më shumë shifrat.

Ekipi i Kompany kryeson kampionatin me 27 pikë. “Aspirinat” janë në vendin e pestë me 17 pikë.

Në ndeshjet e tjera të Bundesligës, Leipzig mundi 3-1 Stuttgartin, sakaq Heidenheim-Frankfurt u mbyll 1-1.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb