Ditën e diel, do të zhvillohen homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta më 30 tetor, pas disa javësh iu shtruar në një spital privat, në gjendje të rëndë.

Sipas protokollit të bërë publik në media, pritet të ketë një fjalim nga kryeministri Edi Rama.

Të pranishëm po ashtu pritet të jenë të gjithë anëtarët e PS. Disa degë të PS janë organizuar me autobusë për të sjellë mbështetësit në Tiranë.

Nga nga protokolli i kryeministrisë, njoftohet se do të jenë të ftuar personalitete politike nga Kosova.

Presidentja Vjosa Osmani nuk do jetë e pranishme.

Në ambasadën e Shqipërisë në Kosovë libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur më 3 dhe 4 nëntor 2025, në oraret 10:00–12:00 dhe 14:00–16:00.

Programi i ceremonisë:

08:30 – Fillimi i homazheve publike;

11:00 – Përfundimi i homazheve publike

11:15 – Homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik;

12:00 – Ceremonia funebre e Lamtumirës, në prani të autoriteteve të larta shtetërore dhe përfaqësuesve të Trupit Diplomatik.

***

Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër do të përcjellë trupin e të ndjerit për në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb