Deputeti socialist Erion Braçe ka marrë pjesë në homazhet publike në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano. Braçe shkroi më pas dhe në librin e ngushëllimeve një mesazh për liderin historik të socialistëve.

Para mediave, Braçe deklaroi se roli i Fatos Nanos, ishte reformimi i Partisë Socialiste, e cila sipas tij në fillimet e saj ishte në rrënojat e Partisë së Punës.
“Ishim në rrënojat e Partisë së Punës dhe dolëm prej saj edhe të gjithë të tjerëve që iu bashkuan PS më pas, pa i mohuar kurrkujt prej saj për t’u rritur, për t’u zhvilluar dhe për të bërë karrierë.
Iu dha lirinë e mundshme për t’u bërë njerëz më të mirë, e bënë dhe një parti më të mirë se ajo që trashëguan”, tha Braçe.
