Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se që nga dita e premte, kur zëvendës kryeministrrja Belinda Balluku ishte në SPAK ku edhe u njoh në lidhje me akuzat dhe është atsshmë person nën hetim, socialoistët nisën “delubifikimin” e rrjeteteve sociale, duke fshirë postimet dhe hequr like që I lidhnin me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Kështu, e premtja e zezë do të mbahet mend si dita e ekzekutimit dixhital publik të parë, jo vetëm në historinë e partisë-shtet të Ramaduros, por edhe të Europës në epokën dixhitale.

Ndaj dhe Lubia nuk quhet më Lubie Balluku, por Rahmetile Balluku”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Lubofobia!
Miq!
Të premten e zezë të narko-partisë në administratën e partisë-shtet, te ministrat, deputetët, zyrtarët e lartë qendrorë dhe lokalë, por edhe punonjësit e thjeshtë, shpërtheu si epidemi mortaje një frikë e re e panjohur më parë, dhe kjo frikë ishte Lubofobia.
Vëzhguesit konstatuan se ata të gjithë, të pushtuar nga Lubofobia, me një shpejtësi të rrufeshme, asgjësuan nga rrjetet e tyre sociale çdo status, klikim, share, postim, pëlqim, pamje, lavdërim, koment, angazhim për Luben dhe të Lubes.
Kështu, e premtja e zezë do të mbahet mend si dita e ekzekutimit dixhital publik të parë, jo vetëm në historinë e partisë-shtet të Ramaduros, por edhe të Europës në epokën dixhitale.
Ndaj dhe Lubia nuk quhet më Lubie Balluku, por Rahmetile Balluku.
Ps: Delubifikimi i rrjeteve sociale nisi para urdhrit të Ramaduros. Ky i fundit urdhrin e ekzekutimit dixhital të Lubes e përcolli nëpërmjet Pellumbeshës, e cila ka meritën e pamohueshme se ishte e para që sulmoi Lubinë publikisht në emisionin Top Story.
Rama urdhrin e dha vetëm pasi Lubi i tha atij në zyrë, me dëshmitarë, në praninë e Pellumbeshës dhe një tjetri, se:
“Mos mendo se unë jam si ai qurraveci i Bashkisë, unë jam mbesa e Beqir Ballukut, të marrë me lecka me vete!”

Capture
Capture

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb