Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në homazhet për Fatos Nanon vlerësoi figurën e tij, si të rëndësishme në tranzicionin politik shqiptar.

Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se Nano ka kontributin e madhe në transformimin e Partisë së Punës në një parti socialdemokrate evropiane.

Fjala e plotë

Në emër të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në emër të Partisë së Lirisë dhe në emrin tonë personal u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe simpatizantëve të Fatos Nanos.

Nano do të kujtohet si një figurë politike kyç e tranzicionit shqiptar, i cili pati meritën e transformimit të Partisë së Punës, në një parti socialdemokrate europiane.

Dy qëndrimet e tij politike “të lëshojmë pushtet për të ndërtuar shtet” dhe “organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e të barabarta është më i rëndësishëm se rezultati” uroj të udhëheqin të majtën shqiptare”, tha Tedi Blushi

Në emër të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z.Ilir Meta, në emër të Partisë së Lirisë dhe në emrin tonë personal u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe simpatizantëve të Fatos Nanos.

Nano do të kujtohet si një figurë politike kyç e tranzicionit shqiptar, i cili pati meritën e transformimit të Partisë së Punës, në një parti socialdemokrate europiane.

Dy qëndrimet e tij politike “të lëshojmë pushtet për të ndërtuar shtet” dhe “organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e të barabarta është më i rëndësishëm se rezultati” uroj të udhëheqin të majtën shqiptare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb