Al Nassër është rikthyer tek fitorja, pas eliminimit nga Kupa e Mbretit. Në fitoren e së shtunës kundër Al Fajha, protagonist i takimit ishte Kristiano Ronaldo, i cili finalizoi dy gola për skuadrën e tij, duke i dhuruar fitoren. Ndeshja filloi keq për Al Nassër, pasi në minutën e 13-të Xhejson, kaloi Al Fajhan në epërsi.

Megjithatë ky gol nxiti Al Nasër për të kapur ritmin dhe në minutën e 37-të, ishte Ronaldo, I cili dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1. Për të ndryshuar këtë rezultat u desh vetëm shtesa pas përfundimit të pjesës së dytë, ku në minutën e 96-të një prekje me dorë nga rivali detyroi Var të akordojë penallti dhe në minutën e 102-të, Ronaldoi finalizoi golin e dytë personal, me anë të një 11 metërshi dhe 2-1 për Al Nassër, I cili ka marrë 7 fitore radhazi në kampionat, duke ruajtur rekordin personal.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb