Pas humbjes ndaj Aston Villas, Manchester City është rikthyer te suksesi, teksa mundi 3-1 Bournemouth-in në “Etihad”. Haaland zhbllokoi ndeshjen, ndërsa mysafirët u përgjigjën me Adams.

Haaland kompletoi dopietën brenda pjesës së parë, me norvegjezin që shfrytëzon në maksimum një asist të Cherkit.

Në pjesën e dytë, mjaftoi goli i Nico O’Reilly për të “vulosur” përfundimisht 3 pikët në favor të skuadrës së Guardiolës.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb