Legjenda keniane e atletikës, Eliud Kipchoge, ka njoftuar se maratona e Nju Jorkut këtë të diel do të jetë maratona e tij e fundit në një qytet të madh.
Në moshën 41-vjeçare, fituesi i dy medaljeve të arta olimpike dhe mbajtësi i dy rekordeve botërore, do të debutojë në rrugët e Nju Jorkut, duke mbyllur ciklin e shtatë maratonave “major”. Në një intervistë për “olympics.com”, Kipchoge theksoi se do të vazhdojë të vrapojë, por larg garave elitare, duke u përqendruar në sfida ekstreme si vrapime në Arabinë Saudite e në Antarktidë.
Kipchoge, i cili këtë vit ka garuar tashmë në Berlin dhe Sidnei, do të marrë pjesë për herë të parë në tre maratona brenda të njëjtit vit, diçka që e sheh si sfidë personale. “Nuk kam ndryshuar stërvitjen time, vetëm mënyrën e të menduarit. Çdo njeri që përfundon një maratonë ndryshon mendërisht. Është një përvojë që të formon dhe të bën më të fortë”, u shpreh Kipchoge.
