Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Strum-Roskovec ku si pasojë ka humbur jetën 33-vjeçar me iniciale K.H.

Sipas burimeve, është aksidentuar një makinë me një motocikletë ku viktima ishte drejtues i kësaj të fundit.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje për të zbuluar detajet e këtij aksidenti.

Njoftimi i Policisë për aksidentin:

Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: