Qëllimi i Carlo Ancelottit është i qartë. Trajneri i njohur kërkon të fitojë Kupën e Botës.
Ai do të përpiqet ta bëjë këtë me Brazilin, në Botërorin që do të zhvillohet vitin e ardhshëm, midis Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës.
Ancelotti tregoi dëshirën e tij të madhe, në një intervistë të dhënë së fundmi.
‘Ëndrra është që të bëj Brazilin të fitojë titullin e 6 botëror…ka shumë pritshmëri, por edhe shumë entuziazëm-është shprehur Ancelotti-fakti që Brazili nuk fiton një botëror prej 24 vitesh, peshon shumë, shpresojmë që të mos bëhen 28. Duam të fitojmë dhe nuk e fshehim.
‘Do të më pëlqente një finale mes Brazilit dhe Italisë, do të ishte diçka e bukur për mua në nivel emocional”- tha Ancelotti.
