Dinamo do të përballet të dielën me Teutën në kuadër të javës së dhjetë të Superiores. Takimi i planifikuar që të luhet në “Elbasan Arena”, do të jetë ndeshja e parë për fazën e dytë, me Dinamon që pritet të ketë sërish mungesa pasi Naser Aliji ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi.
Por, në sfidën ndaj Teutës, kujdes duhet të bëjë edhe mesfushori Bakari Gudiabi i cili ndaj Partizanit u ndëshkua me karton të verdhë. Në këtë mënyrë, ai ka shkuar në kuotën e 3 kartonëve të verdhë dhe është lojtari i vetëm te Dinamo që nëse ndëshkohet ndaj Teutës, do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë në Shkodër.
Normalisht që me kalimin e javëve, të gjitha skuadrat do të kenë mungesa kartonësh, por Dinamo është ekipi që rrezikon më pak.
