Gara zgjedhore në Tetovë ka përfunduar dhe qytetarët kanë dhënë fjalën e tyre përmes votës.

Kandidati i VLEN, Bilall Kasami ka shpallur fitoren përmes rrjetit social Facebook duke falënderuar edhe njëherë qytetarët që i dhanë edhe një mandat tjetër.

Kasami ka fituar me 53.74 % të votave kundrejt Rexhepit me 40.83%.

Rivali i tij Bajram Rexhepi, kandidati i AKI-së, ka uruar Kasami për fitoren e tij dhe i ka uruar punë të mbarë në detyrë.

“Të dashur miq, gara zgjedhore në Tetovë mbaroi. Qytetarët e than fjalën e vet. Unë uroj kundërkandidatin dhe i uroj punë të mbarë. Përgjegjësia për këtë rezultat është krejtësisht e imja dhe e askujt tjetër. Zoti na ndihmoftë” – shkruan Rexhepi.

F81fa649 9387 48d3 Bea9 7fe2fbcc7601

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb