Milan ia del të mund Romën me vetëm një gold he e sheh kreun e renditjes më pranë. Skuadra e Max Allegrit pas dy barazimeve radhazi rikthehet të fitojë dhe e bënë diçka të tillë duke mundur Romën, që kryesonte së bashku me Napolin kampionatin. Sfida e mbrëmjes në “San Siro” rezultoi të ishte spektakolare. 30 minutat e para folën të gjitha për Romën, që humbi raste pa fund, me portierin Maignan që neutralizoi gjithçka. Më pas do të vinte radha e Milanit, që do të ngrinte nivelin e lojës, teksa një shpërthim nga e majta në minutën e 39 i Leaos sollin golin e avantazhit, me portugezin që pason saktë në zone për Pavloviç, që si një sulmues i vërtetë nuk fal, duke mposhtur Vilar. Pjesa e dytë megjithëse nuk solli asnjë gol, ishte edhe më tepër emocionuese.
Kështu Milani e nisi pjesën e dytë duke bërë atë që bëri Roma në fraksionin e pare, me kuqezinjtë që humbën shanse të mira për të dyfishuar, sidomos me Leaon që gaboi të pagabueshmen, me Hermoson që devijoi goditjen e portugezit në vijën fatale. Megjithatë në çerek orëshin e fundit të ndeshjes Roma zgjohet, teksa verdhekuqtë paten shansin më të mire për të barazuar, teksa Fofana devijon topin me dorë në zone, pas një goditje dënimim ndërsa Dybala hipnotizohet nga pika e bardhë e penalltisë nga portiere francez Mike Maignan, që devijon saktë goditjen e argjentinasit. Përfundimisht Milan mund Romën 1-0 dhe tashmë është vetëm 1 hap larg kryesuesëve të Napolit.
Në fund tekniku Max Allegri u shpreh: “Në pjesën e pare Roma na dominoi, madje mendoi se e meritonte të kalonte në avantazh. Në pjesën e dytë u rifutëm mjaft mire në lojë dhe duhet të kishin dyfishuar rezultatin.Leao dhe Nkunku zhvilluan një ndeshje mjaft të mire”.
“Stramilan” shkruan e përditshmja italiane “La Gazzeta dello Sport”, pas triumfit të kuqezinjve në “San Siro” ndaj Romës.

