Kryeministri Edi Rama, nga Konferenca Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, nuk i ndali vlerësimet për kontributin që ka sjellë Skënder Gjinushi në krye të Akademisë së Shkencave.
Rama e cilësoi Gjinushin si vera e vjetër, që sipas tij është e pakonkurrueshme.
“Një falënderim dhe për Skënder Gjinushin, i cili i dha një frymë të re Akademisë së Shkencave. Vera e vjetër, kur është e mirë, e mirëmbajtur, është e pakonurrueshme. Universiteti duhet të punojë sa më ngushtë me Akademinë e Shkencave. Bëra një mundim për të dalë një fjalim i shkurtër, por nuk doli dhe aq i shkurtër.”, tha Rama.
