Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se e premtja e kaluar ishte më e zeza në historinë e narkoshtetit.
Ai tha pas mbledhjes së grupit, se gjyqi ndaj Veliajt ishte i njëjtë me procesin ndaj Kadri Hazbiut.

“Narkoshteti po shembet. Kjo është e vërteta më e madhe se asnjëherë më parë. Kjo shembje është e pandalshme. Struktura kriminale e bazuar mbi drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve që Rama ngriti në mbështetje me drogën, ka hyrë në një proces dezinformomi. Këto zhvillime i japin dimension të ri misionit tonë për shpëtimin e Shqipërisë. Për herë të parë në 12 vite, opozita ka mundësi që t’i japë colpo di graczia qeverisë. E premtja që kaloi është e premtja më e zezë e narkoshtetit të Edi Ramës. Të gjithë ne ishim dëshmitarë me disa pamje që atyre që i kanë përjetuar diktaturën totalitare, kujtojnë procesin e Kadri Hazbiut. Të tilla ishin pamjet e Erion Veliajt në gjykatën Kushtetuese. Por në dallim nga Kadri Hazbiu, që deklaronte se e kam nga partia ime, Veliaj krahasoi me guxim partinë e tij me Farkun e Kolumbisë. S’kam absolutisht asnjë ndjesi apo që të mendoj se Veliaj është i pafajshëm, pasi është një person që mbahet në burg minimumi për 1/200 të asaj që ka vjedhur. E njëjta praktikë u bë si në kohën e Hoxhës.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: