Tekniku i PSG, Luis Enrique doli në konferencë para ndeshjes në Champions ndaj Bayern.

“Nuk është koha për të vlerësuar ekipin tonë. Duhet të kemi besim. Fitorja nesër është e rëndësishme, si për tre pikët ashtu edhe për pozicionin në grup, që është më i vështiri i kompeticionit. Duam të jemi konkurrues në çdo ndeshje dhe ta shijojmë këtë moment me tifozët tanë”.

Situata e Dembele- Nuk marrim rreziqe me asnjë lojtar. Por Ousmane është në gjendje të mirë. Ka kryer të gjitha seancat stërvitore gjatë dy javëve të fundit dhe ka luajtur.

Ai po përmirëson formën fizike. Do të luajë, natyrisht. Është gati për konkurrencë. Nesër do të vendosim për minutazhin e tij” – tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb