Këtë të hënë u luajtën disa nga ndeshjet e javës së 10-të të Superiores. Elbasani feston në Vlorë, teksa ka triumfuar 0-1 ndaj Flamurtarit. Goli i vetëm i sfidës erdhi nga Lajthia, çerek ore pas fillimit të pjesës së dytë. Elbasani kryeson tabelën, ndërsa Flamurtari mbyll klasifikimin.

Në Elbasan Arena, barazim pa gola mes Dinamos dhe Teutës. Dinamovitët e shikojnë veten në vendin e 3-të, ndërsa durrsakët janë në vendin e pestë.

Gjatë ditës është luajtur edhe Tirana-Bylis, takim ky i përfunduar 0-2 për ballshiotët.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb