Gazetari Artan Hoxha tha në Log se ndryshe nga disa raste të hetimit të zyrtarëve të lartë si Berisha dhe Ilir Meta të cilët morën masa sigurie, në rastin e zv/kryeministres Belinda Balluku u përdor një tjetër standard.

Hoxha tha se për të njëjtën akuzë, të tjerë pensionistë, anëtarë të komisionit të tenderave janë në burg, ndërsa Balluku lihet e lirë.

“Nëse veprojmë me standard të ndryshuar në varësi të asaj që kap rrjeta, sjanë të gjithë të barabartë.

Asaj i është komunikuar akuza dhe është marrë e pandehur dhe nuk është marrë asnjë masë. Kur ajo ka në dorë të gjithë dosjen për të cilën po heton SPAK, të gjithë hierarkinë e zyrtarëve që mund të jenë pjesë e hetimit”, tha Hoxha.

Artan Hoxha: SPAK dhe GJKKO kanë vendosur një standard që ishte sidomos për zyrtarët e lartë që kanë në dorë të prishin provën, të vendosin masën e sigurisë. Asaj i është komunikuar akuza dhe është marrë e pandehur dhe nuk është marrë asnjë masë.

Kur ajo ka në dorë të gjithë dosjen për të cilën po heton SPAK, të gjithë hierarkinë e zyrtarëve që mund të jenë pjesë e hetimit. Pra vetë SPAK vendos një standard që vetë deklaronte se nuk i lë në detyrë se prishin provat. Dhe për Metën e Berishën. Cfarë rrethanash të reja ndodhën që SPAK ndryshoi standardin që vendosi vetë.

Në rastet e mëparshme kemi patur një aleancë fluide mes SPAK dhe kryeministrit, ku pasi merrte vesh nse dikush ishte në hetim nga SPAK e përcillte, e qëronte si vezë dhe ja linte SPAK gati.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb