Varshava ka vendosur të veprojë në mënyrë të pavarur, pa pritur Bashkimin Evropian, dhe do të lançojë sistemin e saj kombëtar të mbrojtjes kundër dronëve, në një kohë kur rritja e kërcënimeve ajrore po shqetëson seriozisht vendet e rajonit.

Sipas mediave ndërkombëtare, projekti i njohur tashmë si “muri kundër dronëve”, do të përbëjë një mburojë gjithëpërfshirëse, që do të përfshijë zbulimin, bllokimin, përgjimin dhe neutralizimin e çdo pajisjeje ajrore të paautorizuar që hyn në hapësirën polake.

Autoritetet polake kanë njoftuar se komponentët e parë të sistemit do të vihen në funksion brenda tre muajsh, ndërsa vendosja e plotë në të gjithë territorin kombëtar pritet të përfundojë brenda dy viteve.

Sipas zyrtarëve të mbrojtjes, ky vendim pasqyron nevojën për reagim të shpejtë ndaj sfidave të reja të sigurisë në kufijtë lindorë të BE-së.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb