FRANCË- Gjashtë skiatorë kanë humbur jetën si pasojë e një orteku në Grenoble, në juglindje të Francës. Bëhet fjalë për 6 skiatorë profesionistë, 4 burra dhe 2 gra. Policia tha seskuadrat e shpëtimit gjetën të dielën trupat e gjashtë skiatorëve, të cilët ishin zhdukur një ditë më parë, pasi u morën përpara nga një ortek, gjatë një udhëtimi në vargmalet Queyras në Alpet franceze.
Grupi i përbërë nga gjashtë skiatorë me përvojë të moshës midis 50 dhe 70 vjeç, u nis të shtunën në një ngjitje, të njohur si turneu i skive, në vargmalet që shtrihen mes Francës dhe Italisë por u zunë poshtë nga një ortek.
Trupat e tre viktimave u gjetën në fund të ortekut para lindjes së diellit, në një luginë të vogël në një lartësi prej 2500 metra mbi nivelin e detit, para se të moti i keq të detyronte ndalimin e operacionit të kërkim-shpëtimit, bën të ditur Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP).
Skuadra prej 18 punëtorësh shpëtimit, e mbështetur nga një helikopter dhe qentë nuhatës, zbuloi më vonë pjesën tjetër të ekipit të zhdukur të alpinistëve. “Trupat e tre viktimave të tjerë, u gjetën gjithashtu në sipërfaqen e ortekut”, tha kapitenia Sarah Chelpi e policisë malore.
Rreth 30 njerëz vdesin çdo vit nga ortekët në Francë, vargjet malore të së cilës tërheqin turistë nga e gjithë bota.
Shoqata e Studimeve të Dëborës dhe Ortekëve bëri të ditur se 11 njerëz kanë humbur jetën tashmë që nga fillimi i sezonit dimëror 2014/2015. Kjo javë ka qenë veçanërisht e tmerrshme për sportet e dëborës. Dy skiatorë, të moshës 51 dhe 60 vjeç, u gjetën të vdekur të enjten pasi u përfshinë nga ujërat në një ortek në vargun malor të Ecrins në Alpe.
(m.k/BalkanWeb)
