Goli i Rey Manaj tronditi në themel Serbinë, një gol që solli shkarkimin e menjëhershëm të Dragan Stojkovic, por ballkanasit besojnë ende se mund të mbajnë gjallë kualifikueset e Botërorit. Për t’ia arritur këtij qëllimi kërkohet një mrekulli e madhe, kërkohet të dalin me pikë të plota nga “Wembley”, një mision thuajse i pamundur në një kohë kur ekipi i Tuchel është thjesht perfekt, për më tepër që i mposhtën 5-0 brenda në Beograd.
Trajneri i ri i Serbisë, Veljko Paunovic nuk ka humbur kohë, por ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën kundër Anglisë. Ajo që bie në sy janë ndryshimet e mëdha, mbi të gjitha në fazën sulmuese, ku nga ekipi i Stojkovic mbijetojnë vetëm Vlahovic dhe Jovic.

Trajneri i ri i Serbisë ka vendosur të rikthejë në përfaqësuese lojtar si Alexandar Katai, lojtari më në formë në Serbi. Gjithashtu pjesë e ekipit është edhe shoku i tij te Crverna Zvezda, Nemanja Radonjic. Nuk ka preferuar të grumbullojë në përfaqësuese Aleksandar Mitrovic, me këtë të fundit që ishte kapiten ndaj Shqipërisë.
(BalanWeb)
