Goli i Medon Berishës shkakton “tërmet” në Firence, Stefano Pioli nuk është më trajner i Fiorentinës, me ekipin vjollcë që ka shkarkuar teknikun italian. Me anë të një deklarate për mediat, ekipi i Fiorentinës ka bërë zyrtare shkarkimin e Stefano Piolit.
Ky i fundit nuk kishte pranuar fillimisht të jepte dorëheqjen pas humbjes kundër Lecce-s, por kërkonte 5 milionë euro për një largim të butë, por situata alarmante ku ndodhet Fiore ka detyruar drejtuesit e klubit të shkarkojnë ish trajnerin e Milan duke marrë përsipër një barrë të rendë financiare pasi janë të detyruar t’i paguajnë 3 milionë euro në sezon deri në 2028.
Në pritje të Roberto D’Aversa, ekipin do ta drejtojë trajner i të rinjve, Daniele Galloppa.
(BalkanWeb)
