Një shpëtim tronditës i një foshnjeje u regjistrua nga kamera e trupit të një polici në Teksas, SHBA.

Videoja, e cila po bën xhiron e botës, regjistroi momentin dramatik kur policia e Fort Worth në Teksas, me ndihmën e kalimtarëve, ngriti një SUV të përmbysur për të shpëtuar një vajzë njëvjeçare që kishte mbetur e bllokuar nën automjet pas një aksidenti të dhunshëm më 23 tetor.

Policët arritën ta tërheqin fëmijën në një vend të sigurt dhe më pas t’i kryejnë frymëmarrje artificiale dhe masazh kardiak. Autoritetet raportojnë se fëmija dhe nëna e saj pritet të shërohen plotësisht.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb