Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi publikisht se 2-3 javë më parë, rreth orës 11 të natës, Erion Veliaj e la qelinë e burgut.

Berisha tha se, ndonëse Veliaj u nis për në spital, ai nuk shkoi atje, ndërsa nuk dha një vend konkret se ku ka shkuar.

“Edi Rama thotë ta nxjerrim nga burgu. Veliaj tha se atje i kishin caktuar regjimin e vrasësit serial. Unë nuk dua të hyj në enigma, por këtu të ju kam deklaruar se rreth 2 ose 3 javë më parë Veliaj e la qelinë dhe kjo është 100% e sigurtë. Variantet se ku shkoi janë të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk mund të them se cili është, ishte në Surrel apo në vend tjetër, nuk e di se ku ishte. Por atë që di 100% është që la qelinë dhe nuk shkoi në spital.”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: