Mesfushori i Kombëtares, Medon Berisha realizoi golin e dytë në Serie A, në ndeshjen ndaj Fiorentinës.
Berisha, në emisionin “Piazza Giallorossa”, bëri komentin e tij për sfidën dhe për tema të tjera.
“Jam i lumtur për golin e shënuar, por i gëzohem edhe më shumë pikëve të fituara. Falenderoj të gjithë skuadrën pasi në ‘Franchi’ kemi bërë një ndeshje të madhe.
Miqësia me Ylber Ramadanin- Unë dhe Ylberi jemi si vëllezër. Kemi një raport shumë të mirë prej gati dy vitesh. Njihemi mirë pasi vijmë nga i njëjti qytet, ishte shumë i lumtur për golin tim”, tha Berisha.
