Granit Xhaka gjeti golin e parë me Sunderland, në sfidën e barazuar 1-1 ndaj Everton. Pas takimit, për “Sky Sport”, mesfushori me origjinë shqiptare tregoi emocionet e tij.
“E nisëm ndeshjen sikur të kishim mbaruar stërvitjen dje. Nuk mjaftoi! Besoj se si stërvitesh, ashtu luan.
Jam i lumtur që jam rikthyer në Premier League dhe shpresoj se mund t’i ndihmoj djemtë me përvojën time ditë pas dite”- tha Xhaka.
