Komisionerja Evropiane për Zhvillim, Marta Kos, tha se Mal i Zi dhe Shqipëria janë lider në procesin e anëtarësimit.

Ajo theksoi se BE është e gatshme që t’i integrojë këto dy vende pa ndryshime të mëdha, dhe sipas saj, pa shumë ndërhyrje ose kosto financiare.

“Kur folëm për Malin e Zi dhe Shqipërinë që janë lider në proces. Mal i Zi ka 600 mijë njerëz kurse Shqipëria 2.4 milionë. Pra së bashku janë 3 milionë njerëz. Besoj se BE është e gatshme t’i integrojë këto vende pa ndryshime të mëdha. Nuk ka nevojë të bëjë ndërhyrje financiare”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb