Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bëri thirrje sot hebrenjve të Nju Jorkut që të mos votojnë për Zohrahn Mamdani, kandidatin e demokratëve për postin e kryebashkiakut të qytetit.

“Çdo hebre që voton për Zohrahn Mamdani është budalla!!!” shkroi presidenti republikan në platformën Truth Social, duke e cilësuar kandidatin si “armik të hebrenjve”.

Zohrahn Mamdani është një mbështetës i zjarrtë i kauzës palestineze, dhe qëndrimet e tij për Izraelin dhe luftën në Rripin e Gazës kanë nxitur pakënaqësi dhe mosbesim tek një pjesë e komunitetit hebre amerikan të Nju Jorkut.

Për të qetësuar publikun, gjatë muajve të fundit Mamdani ka mbajtur një qëndrim të fortë kundër antisemitizmit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: