Numri një i Egnatias, Edlir Tetova, u ndal të fliste pas barazimit 2-2 me Vllazninë.
“Çfarë arsye kryesore për pakënaqësitë?! Gjykimi. Ndërhyrja e Gurishtës ndaj Yahaya është penallti. Janë 5 arbitra që duhet të shohin. Koha për ju si televizion është koha që të bëni “stop”, të denonconi. Në një moment i thashë operatorit tuaj, mos e lëviz kamerën, se bie ndonjë lojtarë i Vllaznisë dhe jep Xhaja goditje dënimi. Skema e golit ishte përgatitur në stërvitje, çunat e ekzekutuan perfekt.
Donim të nxirrnim Gurishtën nga pozicioni. Kur Gruda doli 1 kundër 1 me portierin, ajo ishte forma e rrugëdaljes. Duhet t’i japim merita edhe sulmuesëve të Vllaznisë, bënë mirë presionin. Llogaritëm që të nxirrnim Dajsinanin si qendërmbrojtës, por pas kartonit të kuq, ekuilibrat u prishën. Ekipi im luan njësoj, s’ka ndryshime”, tha Tetova.
