Trafiku ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Brukselit është pezulluar përkohësisht pasi një dron u raportua në hapësirën ajrore të tij.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat belge.

Mbyllja e trafikut ajror ndodhi pak pas orës 20:00.

“Pak para orës 20:00, një dron u raportua mbi territorin e aeroportit”, tha Kurt Verwilligen, zëdhënës i Skeyes.

“Për arsye sigurie, i gjithë trafiku ajror është pezulluar përkohësisht”, shtoi ai. Disa aeroplanë që udhëtonin për në Zaventem u detyruan të devijoheshin, veçanërisht në Aeroportin e Liège-it.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb